Lajmet e fundit

Në janar të vitit 2015 u protestua për Trepçën dhe shkarkimin e Jabllanoviçit.
E përderisa ky i fundit u shkarkua, statusi i Trepçës edhe sot mbetet i njëjtë, i padefinuar plotësisht.
Ishte miratuar një ligj për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurive të tyre, por u kërkua më shumë, u kërkua një ligj i veçantë për Trepçën, njofton Klan Kosova.
Sipas Halil Qelës, ish drejtor i kësaj ndërmarrje, zgjidhja për Trepçën duhet të jetë e kthyeshme dhe t’i jepet mundësia ekspertëve vendorë që me duar të lira ta drejtojnë atë.
Ai mendon se zgjidhja e problemit të Trepçës do t’i ndihmonte situatës në Mitrovicë dhe mirëqenies së qytetarëve të asaj pjese.
Kronikë nga Klan Kosova.