Lajmet e fundit

Princi William dhe Princi Harry janë përgatitur ‘të bashkohen’ në zbulimin e një statuje për nënën e tyre, Princeshën Diana, këtë verë.
Në atë që ka të ngjarë të jetë takimi i tyre i parë që nga pretendimet e Harryt dhe gruas së tij Meghan për racizëm në intervistën me Oprah Winfrey, burimet mbretërore thanë për Mirror se Duka i Kembrixhit është i përgatitur të qëndrojë ‘krah për krah’ me vëllanë e tij.
William së fundmi zbuloi se nuk ka folur me vëllanë e tij që nga intervista shpërthyese me Oprah por u zotua duke thënë: “Do ta bëj”.
Duka gjithashtu u përgjigj në akuzat nga Harry dhe Meghan, duke këmbëngulur: "Ne nuk jemi familje raciste”, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.