Një statujë e Michael Jackson është larguar nga Muzeu Kombëtar i Futbollit të Britanisë, pas akuzave të reja të abuzimit seksual, transmeton Klan Kosova.
Wade Robson dhe James Sagechuck akuzuan këngëtarin për abuzim seksual gjatë një periudhe prej vitesh, kur ata ishin fëmijë në një dokumentar katër orësh “Leaving Neverland”,pjesa e parë e së cilës u transmetua në Britani të Madhe të mërkurën.
Familja e Jackson, ka dalë kundër filmit, duke e quajtur atë një “linçim publik”.
Muzeu i futbollit në Mançester, Angli, e ka pasur këtë statujë që nga vitit 2014, por e hoqi atë këtë javë.
Një zëdhënëse për muze tha: "Muzeu Kombëtar i Futbollit ka bërë një numër ndryshimesh në ekspozitat e tij dhe në objektet e ekspozuara gjatë disa muajve të fundit.
"Si pjesë e planeve tona të vazhdueshme për të përfaqësuar më mirë historitë që duam të tregojmë, ne kemi marrë një vendim për të hequr pamjen e Michael Jackson nga ekspozita".
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.