Lajmet e fundit

Aktori Jason Statham, i pyetur rreth rolit të James Bond 007 ka deklaruar se do ta luajnte me shumë dëshirë, veçse ai do ta bënte më ndryshe se të gjithë të tjerët.
Aktori i Fast & Furious megjithatë thotë se për momentin nuk është i interesuar ta portretizojë "kopukun" Bond, duke thënë:
"Nuk e di nëse me të vërtetë do të doja ta bëj atë. Nuk është stili im. Më mirë do ta luaja njeriun tjetër”, ka thënë aktori.
Nga ana tjetër, Statham ka treguar aftësitë e tij të agjentit në komedinë SPY të Melissa McCarthy, përkrah aktorit tjetër Jude Law.