Kryeministri britanik, Keir Starmer është shprehur se sulmet e vazhdueshme të Rusisë ndaj Ukrainës tregojnë se Presidenti rus, Vladimir Putin nuk është i interesuar për paqen.
Ai është shprehur se ditëve të fundit me sulmet që kanë ndodhur, Putin e ka treguar fytyrën e tij të vërtetë, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Në ditët e fundit, Putin ka treguar fytyrën e tij të vërtetë, duke ndërmarrë sulmin më të madh që nga fillimi i pushtimit, me edhe më shumë të pafajshëm të vrarë”.
“Këto nuk janë veprimet e dikujt që dëshiron paqe”, ka shkruar tutje kryeministri britanik.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.