Lajmet e fundit

Banorët e Stantërgut të Mitrovicës janë të pakënaqur me renovimin e rrugës që është bërë në këtë vend..
Në njërën anë të kësaj rruge qëndron kalldrëmi që sipas banorëve është i shtruar në vitet e 40-ta, e në tjetrën asfalti i disa ditëve më parë, me të cilin nuk janë fort të kënaqur.
Nga Ministria e Infrastrukturës përmes një komunikate për media kanë njoftuar se asfaltimi është bërë pas ankesave të banorëve, duke theksuar se ngjashëm si deri aty, edhe në pjesën tjetër të rrugës, para luftës është shtruar asfalt mbi kalldrëm.
Kronikë e zgjeruar nga gazetarja Qendresa Bellagoshi.