Lajmet e fundit

Paçka se është në fillimet e karrierës dhe në moshë të re, Albert Stanaj ka filluar të korrë sukses më këngët e tij, sidomos me “Romantic”.
E duket se suksesit të shqiptarit do t’i duhet t’i shtojmë edhe një koncert me legjendën e muzikës Soul/RnB, Lionel Richie.
Stanaj është i ftuar special në koncertin e 68-vjeçarit në Kaliforni, në arenën “Chumash Grandstand”, më 19 korrik, ku dhe do të “ndezë” turmën para se Richie të shfaqet dhe të performojë për rreth 2 orë, shkruan Blitz.al.