Më shumë se 650 artistë me rreth 2000 punime do të jenë pjesë e festivalit të 13-të të artit bashkëkohor që do të mbahet në Stamboll, nga data 13 deri më 23 shtator.
“54 galeri ndërkombëtare dhe 29 vendore do të marrin pjesë në kuadër të këtij organizimi. Programi i Mbështetjes së Galerisë do të ndihmojë galeritë e artit në mënyrë ekonomike. Ne duam t'ua mundësojmë atyre të hapin ekspozita pa shpenzuar shumë “, deklaroi drejtori i festivalit, Kamiar Maleki”.
Organizimi që mbahet në sallën e kongreseve “Lutfi Kirdar”, do të mbledhë artdashës, koleksionistë dhe galeritë më të njohura të botës, shkruan Anadolu Agency, përcjellë Klan Kosova.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.