Lajmet e fundit

Karriera e tij në filma, ka përfunduar qysh para 40 vjetësh dhe ai do t’i mbushë 69 vjet në korrik.
Por pavarësisht karrierës së tij që ka stagnuar, një gjë mbetet konsistente, Silvester Stallone ka fizik të mrekullueshëm.
Veterani i aktrimit dukej mjaft i fuqishëm dhe në formë kur doli të drekojë me mikun e tij më të mirë në Los Angeles.
Ylli i filmit Rocky Balboa dhe Rambo, ka arritur të tërheqë vëmendjen me kraharorin dhe muskujt e tij, të cilët dukeshin mjaft të formuar për një 68 vjeçar.
I veshur me një palë xhinse me ngjyrë të errët të kombinuara me një bluzë me ngjyrë të zezë dhe me syze dielli, mosha e tij reale nuk dukej aspak.
Mbetet për t’u admiruar përkushtimi i tij ndaj trupit, edhe pse karriera e tij në filmat aksion ka përfunduar kohë më parë.