Lajmet e fundit

Gjykata Speciale gjatë kësaj vere do të kompletohet me gjithë stafin administrativ, me prokurorë e gjyqtarë, në mënyrë që deri në fund të këtij vitit të jetë e gatshme për fillimin e punës dhe shpalljen e aktakuzave të para ndaj ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët pretendohet se kanë kryer krime gjatë luftës së fundit në vend, shkruan Gazeta Zëri.
Drejtues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë i kanë thënë gazetës Zëri se procesi në raport me Dhomat e Veçanta është duke vazhduar dhe nuk ka vonesa.
Në anën tjetër, analistët politikë në vend thonë se ka pasur vonesa në operacionalizimin e Gjykatës Speciale.