Lajmet e fundit

Ideja që Stadiumi Kombëtar i Kosovës mund të mos ndërtohet në Bërnicë ashtu si ishte paralajmëruar por në Korreticë të Drenasit ka nxitur shumë reagime.
Faton Peci nga LDK-ja është shprehur kundër ndryshimit të lokacionit për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar.
“Një stadium nacional në Prishtinë, probabiliteti është shumë më i madh që të ketë përfitim financiar më të madh se sa diku tjetër”.
“Bërnica është tokë e përshtatshme për të krijuar një Stadium Nacional dhe objektet përcjellëse derisa edhe vetë tifozët nuk e kanë mirëpritur një iniciativë të tillë”, ka thënë Peci në Info Magazine të Klan Kosovës.
Në ndërkohë Bekim Haxhiu nga PDK-ja që ka mbështetur ndërtimin e stadiumit në Korreticë të Drenasit, ka dhënë edhe arsyet e tij.
“Stadiumi në Korreticë është i qasshëm për të gjithë qytetarët, edhe ata që vijnë prej Gjilanit, Mitrovicës, Ferizajt e të tjerët”.
“Në Bërnicë secili prej tyre që vjen do të krijojë tollovi".
“Aeroporti me lokacionin te Korretica i ka 4 ose 5 km distancë nga aeroporti “Adem Jashari”, pra është shumë afër aeroportit, ashtu si edhe shumë afër me “Rrugën e Kombit”.
Madje sipas Haxhiut, praktika e ndërtimit të Stadiumit Kombëtar, larg kryeqytetit është e njohur në botë.
“Plot vende në botë nuk e kanë stadiumin në kryeqytet, shumicën e ndeshjeve, Turqia i luan në Stamboll e jo në Ankara”.