Përmes faqes zyrtare skuadra çeke Slavia e Pragës e ka paralajmëruar takimin në stadiumin "Fadil Vokrri" kundër kampionit të Kosovës, Ballkanit, në kuadër të Ligës së Konferencës.
Aty është treguar në detaje karriera e ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit dhe viti kur stadiumi e ka marrë emrin e tij.
“Në vitin 2018 është riemëruar në stadiumin "Fadil Vokrri" sipas legjendës së futbollit kosovar e më pas edhe kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili zhvilloi 172 ndeshje për Prishtinën gjatë viteve 1980. Më pas ai ka qenë pjesë edhe e Partizanit të Beogradit, Nimes në Francë dhe Fenerbahçes në Turqi, ku ka luajtur nën urdhrat e trajnerit të famshëm, Guus Hiddink”
Ata kanë treguar për kapacitetin e stadiumit dhe gjithashtu kanë zbuluar se rekordi i shikueshmërisë është vendosur në ndeshjen miqësore Kosovë – Shqipërisë ku kanë qenë të pranishëm 38 mijë shikues, transmeton KlanKosova.tv.
“Stadiumi i Prishtinës" ka kapacitet 13,500 ulëseve, por rekordi i shikueshmërisë është 38,000 mijë spektatorë në vitin 2015 gjatë ndeshjes miqësore në mes të Kosovës dhe Shqipërisë që përfundoi 2:2”.
Por në mes të tjerash Slavia ka treguar se stadiumi në Prishtinë ka qenë edhe qendër e aktiviteteve kulturore duke përmendur koncertin e mbajtur të yjeve si 50 Cent dhe Snoop Dogg.
“Koncertet janë mbajtur këtu pas përfundimit të luftës. Më 2005, reperin amerikan 50 Cent ka mbajtur koncert para 25,000 mijë shikuesve, dhe tri vjet më vonë edhe Snoop Dogg ka mbajtur koncert aty”.
Megjithatë ekipi çek nuk ka harruar ta përmendë edhe faktin që ndeshja transmetohet nga ora 21:00 në platformën Artmotion në kanalin Sport 1.

●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.