Lajmet e fundit

KEDS ka vendosur rrjetin e ri në Hoçë të Rahovecit, duke e rregulluar tensionin që dikur ishte jostabil. Dhjetëra familje tash kanë shërbime brenda standardeve më të larta.
Kjo kompani bën me dije se dhjetëra shtylla betoni dhe mijëra metra përçues janë ngritur javëve të fundit. Tensioni që dikur ishte jostabil si pasojë e infrastrukturës shumë të vjetërsuar, është brenda standardeve.
Hoça është një nga 40 vendbanimet e identifikuara me rënie të tensionit, të cilave u është rregulluar furnizimi me energji elektrike. Këto janë në mesin e 120 vendbanimeve të cilave KEDS është duke ua rregulluar tensionin vetëm sivjet, transmeton Klan Kosova.