Lajmet e fundit

Në seancën e 1 shtatorit që do të votohet për demarkacionin me Malin e Zi, Lista Srpska si duket nuk do të marrë pjesë në këtë seancë. Kështu, do të rrezikohet edhe kuorumi për mbajtjen e seancës, pasi që duhet të jenë dy të tretat e deputetëve (81 deputetë).
Mospjesëmarrja e Listës Srpska në seancë siç ka mësuar Ekonomia Online ka të bëjë me aktualitetin politik përkatësisht Asociacionin i komunave me shumicë serbe.
“Nuk do të marrim pjesë në seancën e së nesërme…”, ka thënë për Ekonomia Online njëri nga deputetët në kushte anonimiteti.
I pyetur se cilat janë kërkesat e Listës Srpska, që po e bëjnë një gjë të tillë, ai ka thënë se “aktualiteti politik dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe”.