Lajmet e fundit

Në seancën plenare të së enjtes, deputeti i PDK-së, Nait Hasani kërkoi që projektligji për arsimin e lartë të hiqet nga rendi i ditës.
Kjo çështje doli në votim, ndërsa me shumicë votash u largua nga rendi i ditës.
E arsyen pse kjo gjë ndodhi e tregoi jashtë sallës së parlamentit vetë shefi i Listës Serbe, Sllavko Simiq.
“Duam që Universiteti i Mitrovicës dhe të tjerët në Kosovë, të inkorporohen në Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe. Presim që ky projektligj të prolongohet dhe të mos vije në rend dite” ka thënë Simiq.
Sipas shefit të Listës Serbe, Projektligji për Arsimin e Lartë, nuk duhet të vije në kuvend, deri sa të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.
Kronikë nga Dibran Istrefi