Lajmet e fundit

Të gjithë përfaqësuesit e Listës Serbe në Qeveri dhe Kuvend të Kosovës, kanë nënshkruar një kërkesë ku kërkohet dorëheqja e Aleksandar Jabllanoviqit, nga të gjitha funksionet në këtë listë, duke posti i udhëheqësit të kësaj partie.
“Jabllanoviq është diskualifikuar moralisht dhe profesionalisht me veprimet e tij, dhe për këtë angazhimi i tij është bërë i dëmshëm për interesat e popullit”, thuhet në këtë kërkesë.
Dokumentin e kanë nënshkruar gjithë kryetarët e komunave me shumicë serbe në Kosovë përjashtuar kryetarin e Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, që është babai i liderit të deritanishëm të Srpskas.
Ndërkaq vetë lideri i kësaj liste, Jabllanoviq, ka thënë, se kërkim-dorëheqja për të është bërë nga Beogradi zyrtar.
Ai ka shtuar se do të ishte larguar nga ky post nëse do të kishte gabuar ndonjë gjë, raporton televizioni "Most" nga Zveçani përcjellë Klan Kosova .