Lajmet e fundit

Të hënën, është mbajtur mbledhja e radhës e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthime.
Aty deputetët e Listës Serbe nuk e votuan asnjë nga pesë projektligjet që u shqyrtuan.
Ndaj këtij veprimi të kolegëve serbë reagoi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hydajet Hyseni. Ai theksoi se është e drejtë e deputetit të votojë si dëshiron ai vetë, por të paktën kërkoi një sqarim prej tyre.
E kryetarja e komisionit, Verica Ceraniq, tha se kjo është punë vetëm e deputetëve.