Lajmet e fundit

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar pas publikimit të një lajmi në gazetën zvicerane NZZ që kjo gazetë e ka publikuar një deklaratë ku thuhet se ajo ka thënë se pas luftës ushtarët e UÇK-së vranë serbë, romë dhe ish-rivalë të tyre.
Gërvalla ka thënë se ky citat është opinion i gazetarit të kësaj gazete, Andreas Reich dhe se nuk është opinion i saj.
"Një keqinformim i tillë mund të ishte evituar po të ishte lexuar dhe kuptuar mirë teksti dhe gjermanishtja, para se të citohet dhe botohet në forma të tilla", ka shkruar Gërvalla në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, Gërvalla këto i quan si përsëritje e fushatës së përsëritur kundër tyre.
"Këmbëngulja e disave për të sulmuar dinjitetin dhe përkushtimin tonë për vendin nuk mund të funksionojë duke keqpërdorur UÇK-në. Në Kosovë gjithkush e din se kush e ka mbrojtur në të kaluarën dhe e mbron edhe sot UÇK-në, luftën çlirimtare dhe sakrificën e shqiptarëve jo vetëm gjatë dekadave të fundit".
Në fund, Gërvalla ka thënë se nuk pret, por do ishte korrekt një korrigjim i këtij lajmi dhe një kërkim falje nga ato media që e kanë botuar, transmeton Klankosova.tv