Lajmet e fundit

Kush ka thënë që çdo gjë në ditën e dasmës duhet të jetë perfekte?! Organizohet një ditë e vetme me muaj të tërë dhe si i thonë asaj shprehjes?!! “ 1 martohet, 100 tërbohen”.
Lulet, menyja, torta, fustani i nuses, kostumi i dhëndrit, seti fotografik, fustanet e shoqërueseve e sa e sa detaje të tjera që duhet të shkojnë në mënyrë të përpiktë sipas planit, sepse në të kundërt “plas lufta e tretë botërore..”
Megjithatë i gjithë ky skenar nuk ekziston fare për disa çifte që janë shumë spontane dhe e marrin çdo gjë me sportivitet.