Lajmet e fundit

Lojtari portugez Cristiano Ronaldo është zgjedhur si atleti më bamirës në botë dhe nga futbolli atij i afrohet braziliani, Neymar që zë vendin e 5-të, transmeton Klan Kosova.
Ylli i Real Madridit fiton afërsisht 230.000 funta në pagën e tij javore, duke lënë anash reklamat dhe sponzorët. Në maj të këtij viti u raportua se Ronaldo kishte dhuruar 5 milionë funta për të ndihmuar Nepalin pas tërmetit shkatërrues.
Portugezi i cili shpesh në të shkuarën ka dhuruar fonde për organizata humanitare, ndihmoi edhe vendlindjen e tij Madeira kur kjo e fundit u përmbyt kohë më parë. Gjithashtu, Ronaldo kishte ndihmuar edhe banorët palestinezë në Gaza.
Mëposhtë keni listën e 20 atletëve më bamirës në botë.
1. Cristiano Ronaldo
2. John Cena
3. Serena Williams
4. Yuna Kim
5. Neymar Jr.
6. LeBron James
7. Heather O’Reilly
8. Maria Sharapova
9. Mo’ne Davis
10. Richard Sherman
11. Meryl Davis & Charlie White
12. Dan Carter
13. Roman Reigns
14. Ronda Rousey
15. Lindsey Vonn
16. Tom Daley
17. Bethany Hamilton
18. Saina Nehwal
19. Paul Rabil
20. Shahid Afridi