Lajmet e fundit

Me një djalë dy vjeçar e një punë rraskapitëse që ka bërë gjatë filmimit të filmit të tij më të ri, nuk ka dyshim që aktori Josh Duhamel, ka nevojë për pak pushim.
Duhamel dukej shumë i relaksuar të enjtën duke luajtur golf, transmeton Klan Kosova.
Aktori gjithmonë kur ka kohë të lirë, vendos që të bëjë sport.
Ai disa ditë më parë, kishte postuar një foto me një top të basketbollit në dorë, duke u bërë thirrje të gjithve që t’i bashkohen këtë të premte për një lojë basketi.
Gjithashtu ai pak para se të luaj golf, ishte fotografuar bashkë me djalin e tij Axl Jack Duhamel.
Josh është martuar në vitin 2009, me këngëtaren Fergie.