Lajmet e fundit

Spike Lee i ka korrigjuar mediat për raportimet e fundit se ai po bënte thirrje për ta bojkotuar Oscarin.
Spike është paraqitur në GMA dhe e bëri të qartë, duke e akuzuar Akademinë për përjashtimin e filmave dhe aktorëve të zinj, dhe duke u zotuar që mospjesëmarrja në ceremoni nuk është e njëjtë si thirrja për bojkot.
Lee ka thënë se në natën e Oscars ai dhe gruaja e tij do të jenë në Madison Square garden për lojën e Knicks , dhe se nuk është problemi i tij nëse të tjerët nëse do të marrin pjesë apo jo, transmeton Klan Kosova.
Ekzistojnë të dhëna të shumta që edhe Jada Pinkett Smith ka bërë po ashtu thirrje për bojkot, e që nuk është e vërtetë. Ajo ka thënë se është koha që afrikano-amerikanët të ndalojnë së luturi akademinë për pranim e tyre dhe të bëjnë gjënë e duhur në komunitetin e tyre.
Ndërsa sa i përket Chris Rock, Spike nuk ka dashur të bëjë paragjykime rreth asaj nëse duhet apo ajo që ai të jetë prezantues.