02.07.2018 · përditësuar para 2952 dite1 min lexim
Një emigrant nga Mali u kthye në hero më 28 maj në Francë, pasi ngjiti pa asnjë lloj mbrojtjeje 4 kate të një ndërtese të Parisit për të shpëtuar një fëmijë që ishte duke rënë nga ballkoni.
Mamoudou Gassama u prit në atë kohë nga Presidenti Macron në Pallatin “Elize”, ku e falënderoi personalisht. Prej gjestit të tij spontan, emigranti mori nënshtetësinë franceze, por edhe një punë.
Ditën e sotme 22 vjeçari ka pasur ditën e tij të parë të punës në repartin e zjarrfikësve të Parisit.
Reparti i zjarrikësve njoftoi se 24 persona të rinj janë bërë pjesë e tyre dhe mes të cilëve është edhe emigranti nga Mali, i njohur tëashmë si “Spiderman”.
https://twitter.com/PompiersParis/status/1012356364188909568
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.