Lajmet e fundit

Fiks si për festën e Vitit të Ri, Jetoni dhe familja e tij janë bashkuar me një familje tjetër (Qubreli), për ta ndjekur spektaklin ‘Prime’, ku vihen re edhe tavolinat e mbushura me ushqime e pije nga më të ndryshmet.
Edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova është përqafuar nga një audiencë gjigante çdokund ku flitet shqip, derisa meritat për këtë pos produksionit, i shkojnë edhe kastit të konkurrentëve, të cilët me lojën e tyre i kanë bërë të gjithë për vete.
Kujtojmë se mbrëmë e eliminuara e javës ishte Monika, derisa shtëpisë iu bashkuan edhe hyrje të reja - DJ Miss Rose dhe Mirdon Pacolli e Ardi Gashi.