Përveç futbollit vendor, e shtuna sjell edhe disa ndeshje interesante nga La Liga në kanalet Art Sport.
Sot zhvillohen disa prej ndeshjeve të xhiros së 24-të në elitën e futbollit spanjoll me kryeduelin që do të zhvillohet në "Estadio de la Ceramica", mes Villarrealit dhe Real Madridit, me fillim nga ora 16:15 dhe transmetohet në Art Sport 2 me komentimin e Arlind Sadikut.
Gjithçka nis me sfidën mes Cadizit dhe Celta Vigos që nga ora 14:00 transmetohet në Art Sport 5 me komentimin e Engjëll Bërbatovcit.
Duel fantastik do të jetë edhe ai mes Atletico Madridit dhe Getafes, që zhvillohet nga ora 21:00, dhe mund ta ndiqni direkt në Art Sport 1 nën komentimin e Avni Tifekut.
Në kanalet KSport me fillim nga ora 18:30 mund të shikoni përballjen mes Rayo Vallecnao dhe Osasuna, ndërsa nga Segunda Division vjen ndeshja interesante Valladollid - Girona që nis nga ora 18:15 dhe nën komentimin e Jon Ajetit mund ta përcillni në Art Sport 3.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.