Premier Liga angleze rikthehet sot me disa përballje tejet interesante, të cilat do të transmetohen drejtpërdrejt në kanalet sportive të platformës televizive Artmotion.
Këto ndeshje pritet të sjellin tension, emocione dhe ndryshime të mundshme në renditjen aktuale të kampionatit më të ndjekur në botë.
Pas javës së shtatë të sezonit 2025/26, Arsenali kryeson tabelën me 16 pikë, pas pesë fitoreve, një barazimi dhe një humbjeje. Pas tyre renditet Liverpooli me 15 pikë, ndërsa në vendin e tretë qëndron Tottenhami me 14 pikë. Manchester City është në pozitën e pestë me 13 pikë, por me një golaverazh të favorshëm.
Përballjet e sotme nisin nga ora 13:30 mes Nottinghamit dhe Chelseat, për të vazhduar me ndeshjen mes Brightonit dhe Newcastlet nga 16:00.
Në këtë termin janë edhe ballafaqimet tjera, si ajo mes Burnleyt e Leedsit, pastaj mes Crystal Palace dhe Bournemouth, ndërsa ajo më interesantja e këtij termini mund të konsiderohet mes Manchester Cityt e Evertonit.
Nga ora 16:00, në aksion do të hyjë edhe Granit Xhaka me Sunderlandin kundër Wolvesit.
Por, ndeshja e fundit e së shtunës në Premier Ligën angleze është ballafaqimi mes kreut të tabelës, Arsenalit dhe skuadrës tjetër londineze, Fulham, me fillim nga ora 18:30.
Të gjitha këto mund t’i ndiqni direkt në kanalet sportive të platformës televizive Artmotion. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.