Lajmet e fundit

Sot në mëngjes do të mblidhet Kryesia e Kuvendit e cila do të procedojë agjendën e parlamentit për themelimin e gjykatës speciale.
Takimin e kryesisë për sot në mëngjes e ka konfirmuar edhe sekretari i Kuvendit Ismet Krasniqi, por pa dhënë detaje. Por, burime të Klan Kosovës bëjnë të ditur se të premten, paria e legjislativit do të vendos që në një seancë të jashtëzakonshme më së largu të hënën deputetët të votojnë për formimin e Gjykatës Speciale, e cila më pas do të merret me gjykimin e disa ish pjesëtarëve të UÇK-së, transmeton Klan Kosova.