Lajmet e fundit

Tri partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën, kanë vendosur që nesër ta dërgojnë lëndën në Gjykatën Kushtetuese që konteston themelimin e Gjykatës Speciale.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu, tha për Klan Kosovën se lënda do të dërgohet nesër në Gjykatën Kushtetuese.
“Në bashkëpunim edhe me dy partitë tjera opozitare kemi vendosur që nesër në ora 11:00 ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese lëndën që konteston procedimin e Gjykatës Speciale, pasi konsiderojmë që amandamenti 24 është proceduar me shkelje të dispozitave dhe kushtetutës,” deklaroi Haxhiu.
Ajo theksoi se lënda kontestuese përmban dy aspekte, njëri që ka të bëjë me shkelje procedurale dhe tjetri ka shkelje përmbajtësore .
“Kontestimi jonë bazohet në dy aspekte, atë procedural dhe përmbajtësor. Përmbajtësor sepse kryetari i Kuvendit nuk ka kërkuar mendim nga Gjykata Kushtetuese për aprovimin e amendamentit 24 për dhomat e specializura, pasi ai është institucioni i cili është dashur ta bëjë një gjë të tille, kurse ne aspektin përmbajtësor është sepse në këtë amandament thuhet “pavarësisht dispozitave tjera të kushtetutës”. Në këtë mënyre i bie që kemi suspendim të kushtetutës dhe sovranitetit të vendit” përfundoi Haxhiu transmeton Klan Kosova.