Lajmet e fundit

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka deklaruar se materialet për Gjykatën Speciale tashmë kanë arritur në kutitë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Në një intervistë për “Epokën e re”, Grabovci ka bërë me dije se Kryesia e Kuvendit, së bashku me shefat e grupeve parlamentare, do të mblidhen nesër për të diskutuar se në cilën ditë Kuvendi do të diskutojë për Gjykatën Speciale.
Ai ka kërkuar nga grupet parlamentare që ta shqyrtojnë me kujdes materialin për Gjykatën Speciale.
Grabovci u ka sugjeruar kolegëve të tij nga të gjitha partitë parlamentare që për këtë gjykatë të vendosin në përputhje me interesin e shtetit dhe të miqve ndërkombëtarë.
Artikullin e plotë munda ta lexoni në:
http://www.epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=65190&Ctype=1