Lajmet e fundit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, si dhe ai i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, janë shprehur kundër iniciativës së 43 deputetëve për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale.
Përderisa O’Connell tha se kjo mund ta shkatërrojë Kosovën, Delawie tha se nga SHBA, zhbërja e ligjit për Gjykatën Speciale do të konsiderohej si thikë pas shpine.
Ndërkaq të dy janë parë në hollin e Kuvendit mjaft të zënë duke folur në të njëjtën kohë në telefonët e tyre celularë, ndonëse nuk dihet se me kë ishin duke biseduar ata.
Për më tepër, kryesia do të mblidhet në orën 21:00.