Lajmet e fundit

Gjykata Speciale i ka ftuar edhe dy ish pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Sopi dhe Sejdi Veseli.
Lajmin e ka bërë të ditur Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës nëpërmjet një postimi në Facebook:
"Sapo mora lajmin që Gjykata Speciale ka dërguar ftesē për anëtarin e kryesisë njëherit kryetarin e Degës së Prishtinës Fatmir Sopi dhe veteranin e UÇK-së Sejdi Veseli. Të gjithë ata që janë të ftuar do të dalin faqebardhë."
Gjatë ditës nga kjo gjykatë në cilësinë e dëshmitarit është ftuar edhe ish deputeti i PDK-së Fadil Beka, i cili ka shërbyer si mjek në Zonën Operative të Drenicës.