Lajmet e fundit

Sekretari i degës së veteranëve të UÇK-së në Prishtinë, Sabit Krasniqi ka thënë se ndihet i indinjuar me atë që siç tha ai po iu ndodh veteranëve të UÇK-së.
Ai këto komente i bëri gjatë shënimit të Ditës së Çlirimit të kryeqytetit ku bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve së bashku ne të parin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ky i fundit tha se nëse krijohet Gjykata Speciale atëherë sipas tij i bie që do të bëhet një barazim me krimet që Serbia i kreu në Kosovë, transmeton Klan Kosova.