Lajmet e fundit

Gjykata Speciale nuk do të jetë në rend dite as në seancën e së enjtes së Kuvendit të Kosovës.
Kjo pasi që Qeveria nuk ka bërë riprocedimin e amandamenteve për ndryshimet kushtetuese që hapin rrugë krijimin e Speciales.
Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, që ka udhëhequr mbledhjen e kryesisë ka thënë se në rast se qeveria procedon amandamentet brenda javës ata përsëri do të mblidhen dhe këtë çështje do ta trajtojë në një seancë brenda javës.
Ai ka shtuar se deputetët mund të mblidhen edhe gjatë muajit gusht kur ata janë në pushime, për shkak të urgjencës së kësaj çështjeje.
Ndryshe, në seancën e radhës do të jenë në rend dite shqyrtimi projektligjit për transmetuesit radio difuziv si dhe emërimi i anëtarve të bordit të RTK, njofton Klan Kosova.