Seancat e parapara nga 4 e deri më 15 mars në rastin gjyqësor ndaj Pjetër Shalës, janë anuluar.
Këtë e bënë të ditur, Dhomat e Specializuara, në një njoftim të tyre, transmeton klankosova.tv.
Gjykimi mbi këtë rast nisi gjatë muajit shkurt 2023, ku Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave kishin paraqitur deklaratat e tyre hyrëse, kurse më 22 shkurt ishin dëgjuar deklaratat hyrëse të mbrojtjes së Pjetër Shalës, si dhe deklarata pa betimin e tij.
Kujtojmë që edhe seancat në këtë rast gjyqësor të parapara të mbahen në muajit shkurt ishin anuluar.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.