Lajmet e fundit

Fisnik Veliu, përfaqësues i mjekëve specializantë të cilët janë deklaruar se nuk e kanë marrë pagën që ju takon për orët e kujdestarisë, ka thënë për Klan Kosova se nuk do t’i mbajnë më orët e kujdestarisë.
Vendimi i tyre do të hyjë në fuqi në ora 12:00, në mesditën e së premtes nëse Ministria e Shëndetësisë nuk i fton në takim ose nuk ju përgjigjet kërkesave të specializantëve.
Veliu është shprehur se që nga pasditja e së premtes, nëse specializantët nuk marrin atë që ju takon, s’do t’i mbajnë më orët e kujdestarisë, mirëppo vetëm orarin prej tetë orësh.
“Deri më tani s’kemi marrë asnjë informatë e asnjë thirrje telefonike, e Ministria e Shëndetësisë s’është përgjigjur në kërkesat tona me shkrim. Nëse deri në ora 12:00 të premten, nuk na njoftojnë për paga, specializantët s’do të jenë në orarin e tyre të kujdestarisë”.