Lajmet e fundit

Specializantët mjekësorë kanë bllokuar hyrjen e Ministrisë së Shëndetësisë.
Paralajmërimin për radikalizim të masave, ky grup protestuesish e bënë gjatë protestës së djeshme para MSh-së, raporton Klankosova.tv.
Ata po protestojnë për mospagesën e kujdestarive sipas Ligji të ri të Pagave si dhe mospagesën e kujdestarive me subvencione prej muajit shkurt.
Arianit Zajmi, nga këshilli organizativ, dje paralajmëroi “radiaklizim të masave” nëse nuk merren parasysh kërkesat.
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi, ka dalë para protestuesve.
Sipas tij, MSh-ja do t'i shqyrtojë të gjitha kërkesat e protestuesve dhe mundësitë ligjore që ato të realizohen.
Mirëpo, Arianit Zajmi, organizator i protestës, tha se nuk u besojnë fjalëve të zyrtarëve të MSh-së derisa premtimet e tyre të kthehen në letër.
Protesta e sotme ka përfunduar, ndërsa Zajmi ka paralajmëruar aksione të tilla ditëve të vijim deri në realizim të kërkesave të tyre. /Klankosova.tv