Lajmet e fundit

Specialistët e disa lëmive të mjekësisë pas protestës së të hënës që e mbajtën para Ministrisë së Shëndetësisë kanë vendosur që të protestojnë edhe para Kuvendit të Kosovës.
Ata do të protestojnë të mërkurën në orën 09:00.
Përfaqësuesi i specialistëve Arben Ademi ka thënë për Klan Kosovën se vendimin për të protestuar para Kuvendit e kanë marrë pasi që një ditë më parë ndonëse janë takuar me ministrin e shëndetësisë Imet Rrahmanin nuk kanë marrë premtim se qështje e punësimit të tyre do të zgjidhet.
Ndaj me kërkesën e vetme që është punësimi i tyre do ti drejtohen Kuvendit të Kosovës dhe nga këta të fundit po shpresojnë që me rishikimin e buxhetit te ndahen mjete dhe të punësohen specialistët e papunë.
Sipas Ademit janë rreth 120 specialistë që kanë kryer specializimin por që aktualisht janë të papunë, njofton Klan Kosova.
E në rast që edhe me rishikim të buxhetit nuk do t'ju bëhet zgjidhje atëherë nuk përjashtojnë mundësinë e futjes në grevë urie.