Lajmet e fundit

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare për shpërndarjen e legjislaturës aktuale, gjë e cila do t’i hapë rrugë vendit drejt shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.
93 deputetë që nënshkruan për thirrjen e kësaj seance, duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë atë që kanë nënshkruar, ndërsa pro shpërndarjes duhet të votojnë së paku 2/3 e deputetëve ose 80 vota, e cila e përcakton edhe kuorumin,
Televizioni Klan Kosova dhe portali klankosova.tv vijnë me një mbulim special për zhvillimet në parlament ku do të ketë intervista në studio, lidhje direkte nga terreni dhe kronika.