Lajmet e fundit

Britney Spears mund ta ketë ndezur skenën e MTV Music Awards këtë vit, por asaj nuk i kujtohet performanca e saj e parë e kësaj ceremonie në vitin 1999.
Këngëtarja 34 vjeçare ka folur për këtë gjë në një bisedë me Elvis Duran and The Z Monring Zoo, transmeton Klan Kosova.
“Unë mendoj se kam qenë me NSYNC kur kam performuar për herë të parë”, ka thënë Britney.
“Por e dini çfarë, nuk e mbaj mend fare. Nuk kam asnjë kujtim. Nuk mund të ju them asgjë për këtë”.