Zhurmat e tramvajeve të verdhë në Lisbonë jehojnë nëpër rrugët me kalldrëm për më shumë se një shekull, por shumica prej tyre tashmë janë jashtë përdorimit, por spanjolli, Paulo Marques e ka mision ta mbajë të gjallë traditën.
Qyteti që dikur kishte qindra tramvajë të tillë dhe njihej për ta, tani ka vetëm 50 sosh që i kanë mbijetuar historisë, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Marques ka koleksionuar tramvaje të vjetra dhe të ndryshkura që nga blerja e parë në vitin 1996. Kjo për ta mbajtur akoma traditën lisboniane në jetë.
Edhe pse pasionin për ta e ka që nga shkolla e mesme, për spanjollin kjo nuk është vetëm koleksion pasi ai ëndërron që një ditë të hapë muzeun e tij të tramvajeve.

Ai tha se çdo kush që e viziton depon në veri të qytetit mahnitet nga koleksioni i tij
“Çdo kush që vjen këtej, pavarësisht nëse i pëlqejnë tramvajet apo jo, mahniten nga koleksioni”.
Tramvajet kanë transportuar banorët lartë e poshtë rrugëve kodrinore të qytetit që nga viti 1901, mirëpo kohët e fundit vendasit janë ankuar pasi nuk po mund t'i përdorin shpesh për shkak se turistët dëshirojnë të eksplorojnë rrugët e qytetit antik.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.