Lajmet e fundit

Kosovare Asllani me kombëtaren e Suedisë në konkurrencën e femrave është eliminuar nga Kupa e Botës.
Kjo pasi Suedia shënoi fitore dramatike me rezultat 2-1, dhe u kualifikua për herë të parë në një finale të tillë.
Fundi i ndeshjes ishte i zjarrtë. Salma Paralluelo realizoi për 1-0 në minutën e 81’ të ndeshjes, kurse 7 minuta më vonë barazoi Suedia me anë të Rebecka Blomqvist.
Në minutën e 90’ të takimit, Olga Carmona shënoi golin e fitores, me një super predhë.
Nesër me fillim nga ora 12:00, do të mësohet finalistja tjetër në përballjen ndërmjet Australisë dhe Anglisë. /Klankosova.tv.