Lajmet e fundit

Spanja do të filloj të shtunën revokimin e autonomisë së Katalonisë, pasi lideri i këtij regjioni ka paralajmëruar qe do te deklaroj pavarësinë.
Nga zyra e kryeministrit është bërë e ditur që kabineti do të mblidhet që të inicioj Nenin 155 të kushtetutës, përmes të cilit qeveria qendrore shtrinë sundimin edhe në regjionin katalunas.
Udhëheqësi katalunas, Carles Puigdemont, ka thënë që do të bëj shpalljen e pavarësissë së Katalonisë, pasi që Spanja ka refuzuar të filloj bisedimet.
Së fundmi ai ka deklaruar që parlamenti regjional do të votoj për pavarësinë e Katalonisë në qoftë se Spanja “vazhdon represionin".
Qeveria në Madrid i kishte dhënë një afat kohor prej pesë ditësh Puigdemont që të qartësoj deklaratën e shpalljes së pavarësisë, t'a tërheq atë.