Lajmet e fundit
Kuqezinjtë e luajnë në tokën spanjolle përballjen kualifikuese për Botërorin Rusia 2018, me disa ndryshime në formacion

Shqipëra dhe Spanja do të përballen sot në Alicante, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror Rusia 2018.
Titullar tek kuqezinjtë pritet të jetë i rikthyeri Taulant Xhaka, si dhe përforcimi i ri i skuadrës, Ivan Balliu, raportojnë mediat spanjolle.
Ndërsa tek La Roja në njëmbëdhjetëshen e parë do të jetë i shumëkritikuari për qëndrimet e tij politike, mbrotësi Gerard Pique.
Për dallim nga zakonisht, porta shqiptare do të ruhet nga portieri i Partizanit të Tiranës, Alban Hoxha.