Lajmet e fundit

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, nuk e ka ftuar Sergio Ramosin për ndeshjet për Euro 2020.
Kapiten i Real Madridit ka pasur dëmtime të shumta gjatë këtij sezoni dhe ka arritur të zhvillojë vetëm 15 ndeshje në La Liga.
Mos futja e tij në listën përfundimtare është gjithsesi një befasi, duke marrë parasysh se ai ka bërë 180 paraqitje për ekipin kombëtar të Spanjës, duke fituar një Kupë Bote dhe dy tituj të Kampionatit Evropian.
Është hera e parë që Ramosi nuk është ftuar në një skuadër të Spanjës për një turne të madh që nga Euro 2004, raporton The Athletic, transmeton KlanKosova.tv.
Vlen të përmendet se për herë të parë në histori nuk është të ftuar asnjë lojtar të Real Madridit.
Skuadra e Plotë e Spanjës për Euro 2020
Portierët: Unai Simon, David de Gea, Robert Sanchez;
Mbrojtësit: Jose Gaya, Jordi Alba, Pau Torres, Aymeric Laporte, Eric Garcia, Diego Llorente, Cesar Azpilicueta, Marcos Llorente;
Mesfushorët: Sergio Busquets, Rodri, Pedri, Thiago, Koke, Fabian;
Sulmuesit: Dani Olmo, Mikel Oyarzabal, Alvaro Morata, Gerard Moreno, Ferran Torres, Adama Traore, Pablo Sarabia.