Lajmet e fundit

Një gjykatës spanjoll ka lëshuar një EAW (Urdhërarrest Evropian) për liderin e shkarkuar katalunas, Carles Puigdemont dhe katër aleatët e tij që shkuan në Belgjikë.
Të pestët nuk morën pjesë në seancën dëgjimore në Madrid të enjten kur nëntë ish-anëtarë të tjerë të qeverisë rajonale u morën në paraburgim, shkruan BBC.
Një nga të mbajturit është liruar me dorëzani prej 50 mijë eurosh.
Të gjithë përballen me akuza për rebelim, kryengritje dhe keqpërdorim të fondeve publike për të ndjekur pavarësinë e Katalonisë.
Puigdemont ka thënë se nuk do të rikthehe në Spanjë përpos nëse pranon garancion për një gjykim fer.
Belgjika do ta “studiojë” urdhër arrestin, ka thënë një zëdhënës i shtetit për AFP-në.