Lajmet e fundit

Spanja do të revokoj autonominë e Katalonisë, në qoftë se lideri i këtij regjioni nuk heq dorë nga shpallja e pavarësisë, ka deklaruar zëvendëskryeministrja e këtij vendi.
Soraya Sáenz de Santamaría ka dhënë këtë paralajmërim para se të përfundoj afati prej disa ditësh që Carles Puigdemont ka për të sqaruar deklarimin e pavarësisë së Katalonisë.
Qeveria në Katalonia ka insistuar që nuk do të përmbush kërkesat e Madridit, pas referendumit ku shumica kanë votuar për shkëputje nga Spanja.
Ditëve të fundit ka pasur edhe protesta ku është kundërshtuar ndalimi i dy udhëheqësve të lëvizjes separatiste.
Jordi Sánchez dhe Jordi Cuixart janë në mbajtje përderisa hetimet janë duke u hetuar për kryengritje, lëvizje të cilën shumë nga ana e pro-pavarësisë po e shohin si politikisht të motivuar.
Këto dy personalitete ishin figurat udhëheqëse të referendumit për pavarësi që është mbajtur më 1 tetor, të cilin Madridi e ka cilësuar si ilegal.