Parlamenti i Spanjës ka votuar për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 26 prill.
Duke folur në Kuvendin pothuajse të zbrazur, Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka thënë se ky vend ka arritur në pikun e pandemisë, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
“Gjëja e fundit që duhet ta lejojmë është bërja e një hapi pas sepse do të ishte më tepër se një kthim prapa”, ka thënë ai.
Sanchez ka shtuar se “është i bindur” se do t’i duhet të kërkojë edhe një vazhdim të gjendjes emergjente edhe për 15 ditë, për ta vazhduar atë edhe gjatë majit.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.