Lajmet e fundit

Pas luftës në Ukrainë, Spanja thotë se do të dërgojë 14 avionë luftarakë në Bullgari dhe Rumani për të forcuar krahun lindor të NATO-s.
Ministria e mbrojtjes së Spanjës gjatë ditës së djeshme deklaroi se do të dërgojë gjashtë avionë të tipit "Eurofighter" dhe 130 ushtarë në Bullgari nga mesi i nëntorit dhe fillimi i dhjetorit për të trajnuar forcat lokale, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv
Tutje në deklaratë u tha se një radar vëzhgimi ajror me rreze të gjatë është vendosur gjithashtu në Rumani që nga 17 tetori dhe mund të qëndrojë deri në fund të qershorit 2023.
Spanja ka dërguar tashmë 12 avionë luftarakë tek anëtarët lindorë të NATO-s, Bullgarinë, Lituaninë dhe Estoninë që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të këtij viti.