Lajmet e fundit

Policia spanjolle ka arrestuar 56 persona në një operacion kundër pornografisë së fëmijëve në internet, i cili është kryer në të gjithë vendin.
Të dyshuarit, kryesisht nga 40 deri në 60 vjeçar, janë akuzuar se "përmes internetit kanë shpërndarë imazhe të skenave tejet brutale në të cilat janë të përfshirë fëmijë të vegjël," thuhet në deklaratën e policisë, transmeton Klan Kosova
Më shumë se 150 policë dhe 46 gjykatësit hetues morën pjesë në operacion, i cili u zhvillua në 28 nga 50 provincat spanjolle.
Policia tha se ata bastisën 59 shtëpi dhe apartamente dhe konfiskuan më shumë se 170 hard diqse të kompjuterëve, dhe 614 CD-ja dhe DVD-ja me përmbajtje pornografike.
Autoritetet sspanjolle janë duke shqyrtuar materialin për të përcaktuar nëse ndonjë nga burrat e arrestuar kishte abuzuar seksualisht me të miturit, transmeton Klan Kosova