Lajmet e fundit

Analisti, Nexhmedin Spahiu ka folur për zgjedhjen e Donald Trump si president të SHBA-ve duke thënë ishte i bindur në fitoren e tij.
"E kam thënë edhe më herët se isha i bindur në fitoren e Trump"
Duke folur në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Spahiu theksoi se ajo që e bëri të fitonte Trump ishte fushata e tij.
"Arsyeja pse e kisha pritur fitoren e Trump ishte fushata e tij e cila i ka prekur ndjenjat më reale të njerëzve".
Spahiu ka theksuar se përkundër zgjedhjes së Trump si president i SHBA-ve nuk do të ketë ndryshime rrënjësore sa i përket Kosovës.
“Nuk do të ketë ndryshime rrënjësore sa i përket Kosovës edhe pse Trump është i padurueshëm në zgjidhjen e problemeve”.
“E problemi që ka mbetur në Ballkan është problemi mes Serbisë dhe Kosovës”.